Sunday, June 8, 2008

Kujtime...



Bufi bëri dasëm,
që të gjithë i ftoi,
kukumjackën e harroi,
kukumjacka u zemërua,
pse s'më ftoi bufi mua,
do t'i coja një peshqesh,
një arush me katër veshë.

...

Nuk e di se nga e kanë zanafillën këto vargje. Ndonjeherë mendohem se cfarë kuptimi kanë... Mendoj se është më shumë një traditë gojore dhe me siguri duhet të egzistojnë edhe variante të tjera. Mua thjesht më kujtohet që i këndonim në grup kur bënim short se kush do të fillonte lojën i pari...

10 comments:

Anonymous said...

pershendetje, nje inisjative shume e mire kjo jotja te mbledhesh kujtimet e femijerise. Te uroj gjithe te mirat.

nuk e njihja kete kengen§

Arta said...
This comment has been removed by the author.
Arta said...

E dashur tetena,

Shume faleminderit. Je e mirepritur gjithmone :)

Arta

Anonymous said...

Arta, faleminderit shume..une kete vjershe ia recitoj dy femijeve te mi dhe i pelqen shume..Nuk dija finalen : do t'i çoja ---etj
megjithate dhe ne itali ka vjersha te tilla qe nuk kane ndonje fare kuptimi..mendoj qe te gjithe femijet e botes i kane keto lloj vjershash..ben pjese e botes feminore

Viola

Armilda said...

pershendetje,

ne fillim dua te uroj per kete risi qe mendoj se eshte nje nga me te shkelqyerat.
une jam nje studente shqiptare qe vazhdoj studimet ne austri. para disa kohesh mu ofruar nga biblioteka kryesore e Vienes qe te beja regjistrime me permbajtje perrallash vjersha poezi etc qe do te vendosen ne faqen e bibliotekes pervec se te regjistruara dhe te shkruara. keshtu femijet nga te gjitha trevat shqipefolese do te kene mundesine qe ti degjojne lexojne dhe te permiresojne gjuhen. pervec kesaj kam kujtuar te gjitha perrallat dhe vjershat qe mi ka thene gjyshi kur isha e vogel(une deri para se te vija ne austri jetoja me ta). por kujtoj qe kjo ''kengez'' me eshte kenduar gjithmone nga mami.
eshte dhe nje vjershe tjeter pak komike : titina moj titina
sa pare te ben kaptina
kaptina me ben dy lek
titina ra ne dyshek,
dysheku u palos
titina ra ne kos,
kos u thartua
titina u martua.:)))))

nuk e di nese e kujton kengen e vajzes dhe shemise qe luanim kur ishim te vegjel: mora nje leter mu ne poste tuj shku rruges m'humbi erdhi shoqja mbrapa meje dhe ne xhep ma vuri.........
nuk e di nese do ishte e mundur te kontaktoje me ndonje mesuese te vjeter filloreje dhe te merrje edhe disa vjersha abetareje (do ishte fantastike)
dhe kenga e fundit qe me kujtohet eshte e kukulles por se mbaj mend shume mire tekstin kur te flas me prinderit do ti lutem ta kujtojne:
kam nje kukull ne kuti......

Arta said...

Armilda,

shume faleminderit per komentin.

A do te jene online vjerrshat dhe perrallat qe do te rregjistrosh?

Me kontakto sa here te duash, dhe une do te ndihmoj ne kete punen tende, me sa te kem mundesi. Mund ti perdoresh te gjitha materialet e vogelusheve. Eshte pune e shkelqyer.

Po te kete faqe interneti, na e sill ketu qe ta shenojme...

Kengen e titines nuk e kujtoja dot, gjithmone me ngelej gjuha tek "titina moj titina, bleve aspirina" :)) se c'pune kane aspirinat :)?

Kengen e letres se postes vajza ime e ka te preferuaren. Tani e pashe qe nuk e kisha vene ketu, Do ta rregullojme gabimin :) se shpejti...

Kur te kujtohet ajo e kukulles, shkruaje te lutem, une nuk e di ...

Mirupafshim,

Anonymous said...

pershendetje Arta,

sic te kisha premtuar ne faqen zyrtare per femije te bibliotekes se vienes arritem dhe ne te cojme zerin tone. perrallat qe kam marre nga faqja qe ti ke ndertuar pervec se jane te shkruara jane botuar edhe te lexuar me qellim qe ata prinder te cilet jane ne mungese kohe mund ti shkarkojne dhe tua regjistrojne femijeve qe ata te mund ti degjojne para gjumit:))
faqja e internetit: http://www.kirango.at/de/tipps/anhoeren
po te ulesh poshte gjen Albanisch klikon mbi te dhe dalin me rradhe, pas klikimit ne titullin e perralles ke access te plote. mund te lexohen direkt ose printohen por edhe degjohen!
shpresoj te kem ndihmuar sadopak!

mirepres kritika dhe sugjerime ne lidhje me zerin intonacionin etc...

Armilda

mami arta said...

pershendetje,ju pergezoj per faqen. kam gjetur shume vjersha per cunin tim tre vjecar, dhe i kemi mesuar disa prej tyre. do te donim qe te kemi akoma me shume lojra qe ti luanim ne shtepi. ju urojme gjithe te mirat Sara dhe Klei

Anonymous said...

pavarsia sa me gzim te pritem pavarsi dashur te pritem me vite te pritem me shekuj e dham motren edham vallain edham shokun e dham dajen te gjitha i perballuam lulet e prANveres NAJ MBULUAN ME TYM TE ZI FOSHNJEN NE GJIRIN E NENES NA MBYTEN NERSY PJ E SHTREJTA PAVARSI TE betohem ne kosov te betohem ne deshmor si dot eruaj si syt e ballit bash me nipa e mbesa te adem jasharit

Anonymous said...

kjo kenga me sakte eshte
Bufi bëri dasëm,
gjith i thirri gjith i ftoi,
kukumjackën e harroi,
kukumjacka u zemërua,
pse s'më ftoi bufi mua,

pjesen e fundit nuk e mbaj mend por me siguri do jete ashtu sic e keni shkruar ju. Urime per sitin.Jam nje nene e re dhe jetoj ne Itali e shume kenke apo vjersha po i kujtoj ketu se i kisha harruar fare. Duke mos qene gjithmone ne kontakt me vendin tim keto gjera harrohen dhe humbim nje pasuri shume te vyer te folklorit. Po shyqyr ka dikush qe i shkruan. Komplimenta.