Thursday, May 8, 2008

Stinët

Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.

Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!

Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell ....

Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...

Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë ... dimrin.

Stinët e vitit



Janë katër motra,
Fare nuk ngjasojnë,
Edhe njëra-tjetrën,
Kurrë s'e ngatërrojnë.



Këto katër motra,
Janë stinët e vitit,
Pranvera, vera,
Vjeshta edhe dimri.

Monday, May 5, 2008


Keni parë a s'keni parë,
Në pallat kemi një djalë.

Prindërit halli i ka zënë,
Se bën naze për të ngrënë.

Në guzhinë e në ballkon,
E ndjekin me pjatë në dorë.

- Qejfin mamit mos ja prish,
Ha tu bëfsha një thelë mish.

- Unë s'e ha thelën e mishit,
Po si ra daulles gjyshi!

- C'thua kështu more Beni?
Ku ta gjejmë? Daulle s'kemi.

- S'ka daulle? - Jo nuk ka.
E po mirë, dhe unë nuk ha!

E menduar flet mamaja,
- O gjysh na gjeti belaja.

Që ti behet qejfi Benit,
Gjyshi i bie Legenit.