Tuesday, April 29, 2008

Qukapiku



- Qukapik,o qukapik,
të kam shok e të kam mik,
pik-pik-pik!C'po bën kështu?
- Gëlltis krimba dru me dru.


Krimbin unë e kam armik,
sepse është shumë i lig,
se ha gjethe e lëkurë
nëpër lule , nëpër drurë.

Tuesday, April 15, 2008

Ankimi i grenzës


Një ditë grenza po ankohej,
Pse si bleta nuk trajtohej?
Pse i bëjne bletës shtëpi?
Pse atë s'e do njeri?

Thoshte grenza duke qarë:
-Unë si bleta thith nektarë,
unë si bleta të pickoj,
pse s'jam bletë s'e kuptoj.

Kam dhe vija, kam dhe fletë,
trupin e kam krejt si bletë.
Përse bletën e pëlqejnë,
kurse mua me urrejnë?

Ti si bleta je vërtetë,
po në punë bletës s'i ngjet.
Ti i mbush hojet me baltë,
kurse bleta plot me mjaltë.

Qershia (Gjëegjëzë)




Jam e vogël, rrumbullake,
Jam e shijshme për merake,
Piqem herët në pranverë,
Jam e kuqe, nuk kam erë.

Më pëlqen e gjithë njerëzia,
Por më shumë më ha fëmija.
A e dini se kush jam?
Unë 'Qershi' emrin e kam.

Monday, April 14, 2008

Zogu dhe djali




Një zog të vogël zuri një djalë,
Ai po dridhej dhe i thosh' ca fjalë,
Nuk të vjen keq se jam i mitur,
Si ty i vogël dhe s'jam rritur,


Më pret im' më si ty jot' ëmë,
Të mos i vete, ç'bëhet prëmë?
Fjalët e zogut djali i dëgjoi,
Qau, e puthi, pastaj e lëshoi.

Naim Frashëri

Saturday, April 12, 2008

Plepi dhe furtuna




Lart në kodër merr e jep,
Një furtunë me një plep,

Gjethet bien një nga një,
Plepi s'jepet e s'bën zë,

Veç folenë në gji shtrëngon,
E mban fort e s'e lëshon,

Zogu nesër kur të vijë,
M'u në gji t'i cicërrijë.


Xhevahir Spahiu

DUART TONA



Pa shikoni
duart tona,
sa të vogla,
sa të njoma!



Duart tona
punëtore,
vizatojnë
në fletore.

Presin bukur
me gërshërë,
qepin kopsa
me gjilpërë.

Mbanë tulla
mbajnë gurë,
duart tona
s'lodhen kurrë.