Wednesday, November 25, 2009

Nëntori i dytë


Filmi trajton një nga ngjarjet me të rëndësishme të popullit shqiptar - Shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet me të famshëm të kombit, të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.

Monday, November 23, 2009

Anekdoda për figura historike - 3

Isa Boletini në Londër

Në marsin e vitit 1913, një delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan në Londër, ku mbahej konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të cilat do të caktonin edhe kufijtë e Shqipërisë. Kur delegacioni hyri në Ministrinë e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorëzoi koburen. Ministri i Jashtëm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:


- Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë se Isa Boletinin që s'mundi ta çarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër.
- Jo besa, as në Londër jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinë (koburen) tjetër.

Marre nga Forumi Shqiptar.

Saturday, November 21, 2009

Anekdoda për figura historike - 2



Nikoll Kaçorri dhe flamuri

Në kuvendin mbarëkombëtar me 28 Nëndor 1912, kur u shtrua për diskutim koha për ngritjen e Flamurit, patrioti Nikoll Kaçorri, ngrihet dhe thotë:
"Burra, në qoftë për të vdekur nesër, më mirë vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndërtesës e shpalosi para mijëra njerëzve nga gjithë Shqipëria.




Ismail Qemali dhe Kanan Maze

Luftëtari Kanan Maze shkoi ne zyrën e rekrutimit te qeverisë së Vlorës për të hyrë në ushtrinë shqiptare. Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra më të shkurtër nga sa e kërkon rregullorja, prandaj nuk mund të të pranojmë në ushtri.
Kanani shkoi menjëherë tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetëm për të gjatët e ke bërë Shqipërine apo edhe për të shkurtërit?
- Pse si është puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi çfarë i kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.

- Shqipëria ka nevojë edhe për të shkurtërit e, veçanërisht për trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha një letër për komisionin, që jo vetëm ta pranonin në ushtri, por ta bënin edhe suvari.


Marre nga Forumi Shqiptar (mendoj).

Thursday, November 19, 2009

Lopa, dhia, delja dhe luani


Ndë kohë të vjetër,
një lop' e një dhi
dhe një dele tjetër
bënë shoqëri
bashkë me luanë
dhe për gja tok vanë.


Një ditë të shtunë,
një zorkadhe zunë
brënda në një ferrë.
Luani, sakaqëherë,
e mori e çau,
me thonj vet' e ndau.
Bëri katër copa,
ashtu si desh lopa:
«Cop' e madhe, tha, për mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytë, besa-besë,
më bie vetë në pjesë,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe këtë copën e tretë
jam i zoti e marr vetë,
si kam gjithnjë zakonë.
Cop' e katrëtë, për zonë,
imja qoftë, pa dyshim,
se jam trim.

Perktheu: Andon Zako Cajupi
Image from: picture-book

Sunday, November 15, 2009

Friday, November 13, 2009

Sa kripa...


Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një baba që kishte tre vajza. Një ditë prej ditësh i shkon mendja ti pyesë vajzat e tij se sa e donin. Në fillim pyet vajzën e madhe:
- Sa e do babanë, i thotë, dhe ajo i përgjigjet,
- Sa mjalti. Dhe babai u gëzua shumë.
Pastaj pyeti vajzën e dytë. Dhe e dyta i përgjigjet,
- Sa sheqeri. Dhe përsëri babai u gëzua shumë.
Pastaj i erdhi radha vajzës së tretë. Ajo ulet afër babait të saj dhe me një zë të ëmbël iu pergjigj,




- Baba unë të dua sa kripa...

Babait nuk i pëlqeu përgjigjia e vajzës. Ai u zemërua shumë. Shumë i zemëruar i tha,
- Sa kripa?? Që sot e tutje ti nuk je më vajza ime.

E ndoqi nga shtëpia. Ajo u largua shumë e mërzitur dhe nuk e kuptonte pse babai nuk e donte më. Motrat e tallnin dhe e përbuznin. Kalon kohë. Vajza e vogël kalon shumë peripeci. E vetme ia del mbanë vështirësive.

Një ditë prej ditësh ajo njihet me një djalë të ri e të pashëm. Ata të dy e duan njëri-tjetrin dhe martohen. Në dasmë vijnë shumë të ftuar, edhe babai me motrat e saj. Kishte shumë të ftuar dhe shumë guzhinierë punonin që ti kënaqnin.

Vajza vete në guzhinë dhe u thotë guzhinierve,
- Për babanë tim do gatuaj unë.
Ashtu tha dhe ashtu bëri. Vajza pregatiti të gjitha pjatat njëlloj si të tjerët por nuk hedh kripë. Gjellët i shërbehen babait të saj. Ai mundohet të hajë por nuk i shijon asnjë gjë.


Koha kalonte. Të gjithë hanin me kënaqësi dhe dëfrehen shumë në dasëm. Vetëm babai rrinte dhe shikonte të tjerët. Atij nuk i shijon asnjë gjë. Më në fund, e humbet durimin dhe shkon në guzhinë.
- Kush i ka pregatitur këto ushqime?, thërret.
Kryeguzhinieri i bën me dorë nga vajza e tij. Vajza afrohet.
Vajza i hidhet në qafë babait dhe e pyet, - Hë baba, a po kënaqesh? A të pëlqejnë ushqimet? I kam pregatitur posaçërisht për ty.

- Ç'farë ke pregatitur kështu? S'ke turp? Pse nuk ke hedhur kripë? Asnjë gjë nuk munda të ha. Ishin të gjitha pa shije.


Vajza buzëqesh, - Baba, të kujtohet kur më pyete sa të doja, dhe unë të thashë se të doja sa kripa, dhe ti më përzure nga shtëpia? Ti nuk e do kripën baba, prandaj edhe unë bëra shumë kujdes dhe nuk përdora fare kripë për ushqimet e tua...

Babai uli kokën dhe largohet i mërzitur pa folur asnjë fjalë...

Saturday, November 7, 2009

Ismail Qemali dhe shpallja e pavaresise se Shqiperise



28 Nentor 1912


Ismail Qemali played an important role in the Albanian movement for independence. He was a principal figure in the Albanian Declaration of Independence in 28 November 1912. Together with Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, and other delegates from all the country he formed the independent government of Albania. This signaled the end of almost 500 years of Ottoman rule in Albania. He was prime minister of Albania from 1912 to 1914.

On 28 November 1912 Ismail Qemali raised the flag on the balcony of the two-story building in Vlorë where the Declaration of Independence had just been signed.

Pershtatur nga wikipedia.

Thursday, November 5, 2009

Nëntor...

Në Nëntor shqiptarët kudo që janë përkujtojnë Festën e Pavarësisë. Këto janë disa shkrime që flasin për traditën dhe simbolet tona kombëtare...

1.
Ai u quajt Shqiptar, që do të thotë "Bir i Shqipes", dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do të thotë "Vendi i Shqipeve."
Përralla e shqipes

2.
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim...
Himnni i flamurit

3.
Bashkimi bën fuqinë
Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit

Tuesday, November 3, 2009

Pёr vjeshtёn ...


1.
Vera ikte,
Vjeshta vinte,
Vera vjeshtёn,
S’e arrinte…Kush i thote dot?

2.
Shkoi vera
.....Si hije,
Fryn era,
.....Shi bie.Pamje vjeshte

3.
Era fryn, fletët bien,
pemët zhvishen si nga mot,
mali, fusha më s'ka hijen,
që e kishin gjer' në sot.Vjeshta

4.
Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...Vizatoj stinët

5.
Këto katër motra,
Janë stinët e vitit,
Pranvera, vera,
Vjeshta edhe dimri.Stinet e vitit