Tuesday, June 3, 2008
Blerta na harroi gërshetat
Nëna dhe babai
na e pyesin :
- Blertë,
Cfarë vizatove,
përmbi atë fletë?
- Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni të rritur,
si nuk e kuptoni?
-Po c'ke ngatërruar,
bletë edhe qershi,
flutur e kalem,
mollë dhe kuti?
Jo asgjë, asgjë,
nuk kam ngatërruar,
në fletore veten,
unë kam vizatuar!
Po habitet nëna,
babai bën cudi...
- Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!
Mollë edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj këtu c'duan,
një flutur,
një bletë?
- Jua thote gjyshja
pritni kur të vijë...
- Kur s'e dimë ne,
gjyshja s'mund ta dijë!
- Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se c'kam vizatuar,
eja na trego.
Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa...
- Kjo këtu është Blerta! -
prindërve u tha.
Se, kur afron mbrëmja
edhe do të flerë,
i kendoj një këngë,
që gjumi ta zerë.
Gjumi mbi qepalla,
vete edhe vjen,
unë, një këngë, mbesës,
nis edhe i them :
"I ke faqet mollë,
sytë si qershi,
hundën si kalem,
gojën si kuti".
Pa, i them : "Je bletë"
Pa i them : "Je flutur",
se është punëtore,
sepse është e bukur.
Pra në vizatim,
është vetë Blerta,
vecse ka harruar,
të bëjë...gërshetat!
nga Odhise Grillo
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment