Sa i dua lulet,
kam për to kujdes,
i ujis me gëzim,
mëngjes për mëngjes.
Ua di dhe emrat,
ngjyrat dhe aromat,
siç i di dhe festat,
kur ua dhurojmë.
(refreni)
Se lulet janë,
si zemrat plot dritë,
dhe bashkë me ne,
pranvera i rrit.
Me gëzime e festa,
mbushur jeta jonë,
me mijëra lule,
për ne lulëzojnë.
(Kënduar në një nga festivalet e fëmijëve (1990?), mendoj se ka fituar çmimin e parë.)
2 comments:
E TMERRSHME!!! Sa e lexova vargun e pare me erdhi ne mend tere kenga dhe ka 2 ore qe e vertis neper mendje!!! Nuk ka asgje me te bukur sesa kujtimet e femijerise!
Eshte e vertete!Kjo keng ka qene fituese e festivalit te femijeve.
Post a Comment