Friday, June 27, 2008
Kujtime
Një elefant po kolovitej në një fije merimange,
dhe kur e pa që s'u këput thirri një tjeter elefant.
Dy elefantë po koloviten në një fije merimange,
dhe kur e panë që s'u këput thirrën një tjeter elefant.
Tre elefantë po koloviten në një fije merimange,
dhe kur e panë që s'u këput thirrën një tjeter elefant.
Katër ...
Pesë ...
etc.
Fija këputet kur nëna apo fëmija lodhet së përsërituri vargjet :)
Isha në një rrugë autobusi shumë vite të shkuara, kur e kam dëgjuar këtë për herë të parë. Ajo që e këndonte duhet të ishte një moshatare imja. Nuk e mbaj mend mirë, por më kujtohet që kjo lloj përsiatjeje nuk më pëlqeu fare: Kjo ishte këngë fëmijësh!! Kurse unë isha e rritur:)! Apo c'po më ngulitej në tru!
Vite më vonë...
Më erdhi në mend kur mundohesha të kujtoja këngë shqip për vajzën e vogël. Atëherë, kur pashë sa u zbavit ajo kur unë ja këndoja, kam falenderuar me vete atë moshataren time në atë rrugë të largët autobusi, që u bë shkak që edhe mua të më mbeste në mendje.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment