Monday, September 20, 2010

Dy bretkosat



Na ishte seç na ishte,
Na ishin njëherë dy bretkosa që jetonin në një pellg.
Një ditë prej ditësh pellgu ku jetonin u tha.
Bretkosat vendosën të gjenin një pellg tjetër dhe u nisën për rrugë.
Ec e ec, ec e ec...

Arritën tek një pus.
- Hajde motër, the bretkosa e parë, hajde të futemi brenda se e gjetëm vendin e ri.

Por tjetra i tha:
- Po sikur të shterrojë uji që është aty poshtë, atëhere si do të dalim jashtë?

Mësimi: gjërat nuk duhen marrë me mendjelehtësi!
Origjinali: Ezop

Image from: here

Luleborë



Tuj shëtitur n`mal e n`kodër,
tuj prek lulet t`gjith me dorë,
veç n`nji kopsht ma t`bukurin n`Shkodër,
ty të gjeta luleborë.

Je e vogël por e plotë,
ty t`kërkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t`kërkoj,
veç me ty jetën ta çoj,

Eja, eja luleborë,
se me ty do thurr kuror'.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thurr kuror'.

Pash ma t`bukrën stinë t`pranverës,
pash ma t`bukrin trandofil,
mos t'ja falesh kujt njat' erën,
se per mu vetëm ke çil.



Wednesday, September 15, 2010

Kur të jesh mërzitur shumë


Këtu s’do t’jem, do jem larguar,
Në tokë i tretur, si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar,
Nuk do më shohin më kamarierët.


Dhe nëpër rrugët ku kam ecur,
S’do ndjehet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur,
Nje qiparis si murg i ngratë,

Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do t’jem unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh,
Dhe unë do të zbres do të vij pas teje,
Ti si dikur me mall do të qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

Dritëro Agolli