Thursday, June 5, 2008

DISA FJALE TE URTA NE VJERSHA

Gjithë njerëzit i duaj,
Mos i pandeh për të huaj.

Mos i bëj njeriu në jetë,
Gjë që s'do ta pësosh vetë.

Kusaria, ligësia,
Dhe sa të këqija janë,
Edhe gjithë marrëzia,
Padijen mëmë kanë.

Shiko faqebardhë të rrosh,
E përpiqu të bësh mirë,
Dhe me ç'do njeri të shkosh,
I padëm edhe i lire.

Mos e kthe fjalën kurrë,
Por qëndro më një si burrë.

Kur të jesh i zemëruar,
mendja është e turbulluar,
bëj durim sa të kullohet,
Se njeriu pastaj pendohet.

Do të rrosh me nder mbi dhe?
Me të liq mos u perzje.

Gjuha është thikë e mprehtë,
Plagë e saj nuk është e lehtë,
Shumë njerëz gjuha mundon,
Ca të tjerë i turpëron.

Ai që hiqet i madh edhe mbahet i rëndë,
e ka mendjen të vogël e të lehtë si pendë.

Dhe të të falin kamjen e jetës,
Mos thuaj kurrë veç të vërtetën.


Naim Frashëri




Për me shumë për autorin: lidhje 1
dhe lidhje 2

4 comments:

ET said...

nji dit do vjedh ca nga kto.
ps:Arta mos te kam patur gje edukatore tek kopshti 16 ?

Arta said...

I dashur ET,

Je i mirepritur,

Nuk kam qene edukatore, por ndonjehere kur mendohem se cilen vjerrshe apo kenge te postoj, me kujtohen mesueset e mija patjeter :)


Arta

Anonymous said...

Urime per kete blogger qe eshte nje risi shume e mire.Kane kaluar shume vite qe nuk i kam degjuar shume nga keto kenget,fjalet e urta,filmat multiplikative per femij etj.Gezohem shume dhe me vjen nostalgji per shume momente te bukura qe kam kaluar ne kopeshtin ne Tirane afer rruges se Durresit (jo shume larg nga Ministria e Arsimit) dhe per shume nga ish shoket e shoqet e kopshtit dhe vitet e para tek shkolla "Avni Rustemi" ne Tirane.Kushedi se nga fati i jetes i ka bere qe te shtegtojne dhe te kerkojne nje jete me te mire ne bote shume nga shoket e shoqet e mija,gjithashtu edhe edukatoret dhe mesueset me plot durim dhe dashuri.Edhe nje here shume faleminderit per kete blog te mrekullueshem.Gjithe te mirat dhe shendet te gjithe bashkatdhetareve kudo ku jetojne dhe punojne.

Lajme teknologjike said...

Shume bukur bravo