Thursday, February 28, 2008

Kënga e nënës


S'ka në botë më të mirë,
Se sa ti, o nëna ime,
Sa e dashur, sa e mirë,
sa punëtore dhe sa trime...

Me të gjithë je e qeshur,
dhe nga goja t'rrjedh vec mjaltë,
kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu c'vështrim të qartë,
kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu c'vështrim të qartë...

(refreni)
Ti je det, si det i gjerë,
plot me ndjenja ëndërrime,
dashurinë per atdhenë,
ma rrënjose, nëna ime(2 here)

Dashurinë për atdhenë,
për atdheun tonë të shtrenjtë,
ma skalite thellë në zemër,
si një nënë e vërtetë.

Ndaj të dua sa vetë jeta,
Kur të shoh ty të gëzuar,
Kur këndoj për ty, moj nënë,
Për gjithë nënat kam kënduar...
Kur këndoj për ty, moj nënë,
Për gjithë nënat kam kënduar...

(refreni)
Ti je det, det i gjere
plot me ndjenja enderrime
dashurine per atdhene
ma rrenjose, nena ime.(2 here)

Wednesday, February 27, 2008

Përralla e Shqipes



Një djalosh kishte dalë për gjah në malet e Shqipërisë. Një shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt një gjarpën. Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit në majë te shkrepit dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes që po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti kryet, nxori thimthin dhe bëri të pickojë zogun. N'atë çast djaloshi nxori harkun dhe vrau me shigjetë gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shtëpia e vet. Befas ai dëgjoi mbi krye zhurmën e krahëve të shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja është e imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur" u përgjigj djaloshi.
"Jepmë foshnjën time, dhe unë do të jap si shpërblim mprehtësinë e syve të mi dhe fuqinë e krahëve të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emrin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tani ishte bërë burrë. Me harkun e vet ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e vet ai preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quajti Shqiptar, që do të thotë "Bir i Shqipes", dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do të thotë "Vendi i Shqipeve."

(nga frosina.org)

Friday, February 8, 2008

Ngutja dhe durimi




U takuan një herë Ngutja dhe Durimi, të dy për të njëjtin hall;

Ngutja kishte blerë dy metra basmë të bukur për të qepur një fustan.
Ajo e shtriu basmën në tryezë dhe pa menduar gjatë ,mori gërshërët dhe filloi të priste.
Prit këtej e prit andej, fap, fap, fap, gërr, gërr, gërr, e bëri copa-copa gjithë basmen.
Pasi bëri këtë punë, u mendua pakëz, mori dy copa dhe i vuri për së gjati trupit, dhe për të zezën e saj, vuri re që e kishte bërë dëm gjithë copën.

-Qyqja ç'bëra!- tha me vehte Ngutja. - Asnjë vajzë e vogël nuk do ta kishte bërë këtë
e jo unë që jam goxha çupë!

Por gabimi tani qe bërë. Ngutja përplaste duart dhe thoshte - korba unë, korba unë, - por pa dobi.
Pasi u qetësua pak mendoi; - Po vete të shikoj pak Durimin, vallë dhe ai e ka prishur copën e pantallonave?.

Dhe me një frymë vajti te Durimi. E gjeti me metër në dorë, duke matur me kujdes dhe duke shënuar me një copë sapuni.

Pastaj shtriu mbi të një palë pantallona të mbajtura, te cilat mbuluan cipë më cipë vizatimin.
-Duket sikur çdo gjë është në rregull, - tha Durimi.
-po ky cepi këtu sikur nuk ma mbush syrin. Pa ta kontrolloj, ..., për besë, bëra mirë që nuk e preva, duhet korrigjuar.

Dhe vazhdonte të korigjonte rrethin e mesit, - edhe këtë mirë e kam shënuar,-
duke vazhduar akoma me kujdes matjet dhe shënimet në fund tha;
-Tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të marr gërshërët e të pres copën. Ja ti mbajmë me shëndet, - dhe fër fër e preu copën.

Ngutja e habitur shumë nga Durimi e pyeti:
-Kush të ka mësuar të presësh kaq bukur, more Durim?
-Më ka mësuar gjyshja, - tha Durimi.
-Po si? - vazhdoi kureshtare Ngutja.
-Ja, më ka ngulur në mendje gjashtë fjalë,

"MAT SHTATË HERË, DHE PRIT NJË HERË!"

Populli

Sunday, December 9, 2007

Ylli


Ylli i vogël lart në qiell,
Digjet porsi zjarr në pyll,
Sipër dheut lart qëndron,
Xixa-xixa xixëllon.

Saturday, December 8, 2007

Gjëegjëza


Kur i lidh,
ikin,
kur i zgjidh,
rrinë.



Një patë qafëgjatë,
duke ikur bën shamatë.

O sa mire, o sa keq!



Macja ime,
ka që mbrëmë,
me maçokun,
është zënë,

O sa keq,
o sa keq,
turp për macen,
që s'i vjen,


Dhe patokut,
mu në këmbë,
i ka hyrë,
një goxha gjemb,

O sa keq,
o sa keq,
mezi nëna,
po ja heq,





Ujku ka mbetur,
pa dhëmbë,
lopa ja theu,
me këmbë,

O sa mirë,
o sa mirë,
ujku është,
egërsirë.

Kënga e Vitit te Ri


Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
Porsi unë cdo fëmijë,
pret per ta festuar,

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje,

plot dhurata përsëri,
do më sjellë mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua.

Wednesday, November 14, 2007

Festivali i kafsheve

Nje mace, nje gomar, nje qen dhe nje kendez
njehere ne nje kohe, e ben me fjale
n´oborrin e shtepise, se lopes nje mengjes
te bejne nje festival

la la la...
sa bukur nje festival
sa mire, sa bukur nje festival


I pari nis këngen, gjeli i shtëpisë
një këngë me rikiki këndon, këndon
nga fundi spektatorët filloi që ti çudisë
mbaroi me rikiki,
Sa mirë, sa bukur me rikiki....




Mjauuu mjauuu mjauuu

e Dyta na e nisi macja e shtepise
nje kenge te bukur miu gati s´qau
nga fundi spektatoret nisen ti cudise
mbaroi me mjau mjauuuu



Koncertin e vazhdoi
qeni i shtepise
me nje kenge besnikerie
t´vjeter shume
nga fundi spektatoret
nisi ti trondise
mbaroi me hum-hum-hum

hum-hum
sa mire sa bukur
me hum-hum-hum.


I fundit na kendoi
gomari i shtepise
nje kenge papregatitur
dosido
nga fundi spektatoret
nisi ti merzise
mbaroi me o i o

Tuesday, October 30, 2007

Kur kthehem nga shëtitja


Kur kthehem nga shëtitja,
Me vete marr ca lule,
Në supe dhe në zemër,
plot zogj me vinë dhe ulen,

Do marr gjithmonë me vete,
Në fushë dhe në mal,
Aroma lulesh tinguj,
Dhe shokëve ua fal.

Do marr gjithmonë me vete,
Një dorë gjelbërim,
Për nënëzën e dashur,
Dhe për babain tim.

Monday, October 29, 2007

Kënga e gjyshes


Kënga e gjyshes

Tregon gjyshja nga herë,
na ishte seç na ishte,
na ish një herë një djalë,
si veten shokët kishte.

Dhe unë duke dëgjuar,
shikoj me sytë e mi,
një trim duke luftuar,
për fatet e lirise.

Refreni:

I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen më tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.

I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen ma tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.

Tuesday, October 23, 2007

Kënga e globit


Në përvjetor të ditëlindjes tënde,
Ke plot dhurata mbi tavolinë,
Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët e klasës ta kane sjellë,

Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët ta kanë sjellë,

Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.


Fushës qiellore, nëpër kristale
Fluturon globi e mban në shpinë
Rrugë dhe pemë, zogj e limane
Zjarre qytetesh që natën ndrijnë

Shpresa e njerëz, erë e tufane
Globi i mban mbi shpinë

Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.

S'bie shi pa re


Mbrëmja qetë kur u qas,
Nëntë herë ki-ki-ki,
Këndoi gjeli mbi çati,
Gjyshja tha do bjeri shi.

Por Petriti vëllai im,
Që di mirë çdo mësim,
I tha gjyshes kur s’ka re,
Jo nuk bie shi mbi dhè.

Gjyshe,
Macja le të lahet,
Prap do të thahet,
Gjeli të këndoje,
Sa herë të dojë,
Po nuk pati re,
Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,
S’bie shi mbi dhè.

Për një shkronjë


Për një "d",
Për një "d",
Që ti se vë,
Fjala "derë",
Bëhet "erë",
Dhe shtëpia ngel pa derë.

Për një "m",
Për një "m",
Që ti se vë,
Fjala "mik",
Bëhet "ik",
Ç'bën kështu more Besnik,
A i thuhet mikut ik?

Kënga e flutures


Fluturoi flutura,
Mbi lule të bukura,
Bleta krahëlehta,
O mir' se të gjeta,
Në se je punëtore,
Kapemi për dore.

Monday, October 22, 2007

Kënga e zogut


Sa shumë dëshirë un’ kisha,
Të ngrihem në hapësirë,
Si zog të fluturoja,
Në qiellin tim të lirë,

Një zogu un’ iu luta,
Që krahët të mi japë,
Një herë të fluturoja,
Pastaj tia ktheja prapë,

U ngrita mes reve,
E lumtur, shend’ e verë,
Dhe zogun e lashë,
Unë me krahë të prerë,

M’u duk shumë i mërzitur,
Dhe zbrita prapë në tokë,
Dhe fort e përqafova,
Si mik edhe si shok,

Dhe nisëm të dy tok,
Ne me mijëra fluturime,
Ai me krahët e tij,
Dhe unë me këngën time.

Gabimi i Mirelës

Një ditë un’ me tebeshir,
Ne stacionin ton’ të lagjes,
Zhgarravita emrin tim,
Në urbanin e unazës,

Shpejt gabimin e kuptova,
Dhe u nisa për ta prishur,
Por me kot, më kot vrapova,
Autobusi ishte nisur,

Autobusi shkon kudo,
Emrin tim e mban mbi shpinë,
Ja Mirela, thot' kushdo,
Paska bërë sot një gabim.

Hapa-dollapa


Hapa-dollapa,
Kush ësht’ fshehur prapa,
Hopa Albana,
Dil se të kapa,

Genci, Ermira,
Ja Beni, Zamira,
Te gjith’ i gjeta,
Mungon Ciljeta,

Genci, Ermira,
Ja Beni, Zamira,
Ja dhe Ciljeta,
Te gjith’ i gjeta.

Kënga e ziles


Tik-tak, tik-tak,
Ne krahërorin tim,
Tik-tak, tik-tak
Zemra gjith’ gëzim

Me orën po vrapon...

Tring zilja, tring zilja
Zilja tringëllon, tring
Tring zilja, tring zilja
Zilja tringëllon.

Kënga e rosave



Rosat po lahen,
Brenda në liqen,
Kokën fusin poshtë,
Bishtin lart e ngrejnë,

Lahen e pastrohen,
O për bukuri,
Pastaj mak, mak, mak,
Shkojnë për në shtëpi.