Tuesday, October 23, 2007
Kënga e globit
Në përvjetor të ditëlindjes tënde,
Ke plot dhurata mbi tavolinë,
Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët e klasës ta kane sjellë,
Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët ta kanë sjellë,
Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.
Fushës qiellore, nëpër kristale
Fluturon globi e mban në shpinë
Rrugë dhe pemë, zogj e limane
Zjarre qytetesh që natën ndrijnë
Shpresa e njerëz, erë e tufane
Globi i mban mbi shpinë
Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
2 comments:
A e di njeri kush e ka kënduar kët këngë?
Ardit Gjebrea apo Zana Cela?
A ka një vënd që mund ta dëgjoj të kënduar?
i dashur Anonim,
kjo eshte kenduar nga David Tukiqi, ne festivalin e femijeve.
Shiko postimet e reja sepse do ta postoj prape bashke me muziken.
Te mirepres perseri...
Post a Comment