Wednesday, March 4, 2009
Gjuha jonë, sa e mirë ...
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Në 7 Mars 1887, në qytetin e Korçës, u hap shkolla e parë shqipe, e cila u quajt mësonjëtore. Rilindasit, të cilët punuan dhe e vlerësuan shumë këtë ditë shkruan edhe shumë vargje për të. Këto vargje i përkasin poezisë Korça, të Naim Frashërit (lexo më poshtë). Sa bukur shprehet për gjuhën tonë!
Në përkujtim të kësaj dite, 7 Marsi në Shqipëri është festa e mësuesit. Nxënësit i urojnë mësuesve festën, iu dhurojnë lule dhe iu japin dhurata të vogla...
Poezia e plotë e Naim Frashërit, kushtuar ditës së hapjes së mësonjëtores (shkollës) së parë shqipe në Korçë...
Lumja ti, moj korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!
KORÇA
O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!
Kjo është një dit'e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.
Ta lusimë këtë ditë,
Q'e bekoi zot'i vërtetë
Dh'e dërgoi me shumë dritë,
T'i mbes'emëri përjetë.
Sot e vumë gurr'e parë,
Sa'sht'e bekuar kjo ditë!
Zot'i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!
Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh'e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.
Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht'e shtije,
Mbretëron fjal'e vërtetë,
Dhe të mirat gjith'i bije.
Zot'i math qoft'i lëvduar,
Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetën.
Lumja ti, moj korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!
Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Kjo 'shtë mëm' e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gasthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.
S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Në kët'emër nderr'e kemi.
Ky emr' është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohëmë gjën' e vjyer.
Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!
Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun'e keq'e shum'e ligë.
O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.
Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh'e gjenë më perëndinë.
Nga gjithë ç'kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.
Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.
Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:
Rroft' e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.
Naim Frashëri
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
7 comments:
Hi Arta,
Pergezime per blogun dhe shume faleminderit per ndihmen qe me ke dhene. Para pak kohesh mora nismen t'ju mesoj shqip disa femijeve qe jetojne ne Arizona .Kenget dhe vjereshat qe ke postuar ne kete blog kane pasur shume sukses me ta. Sot duke kerkuar materiale per mesimin e ardhshem,u ndjeva me faj qe nuk te kam thene se sa e vleresoj kete faqe. Faleminderit shume . Marinela
Ky eshte mesazh i mrekullueshem, Marinela,
Shume faleminderit,
Me lajmero per progresin e kolopucave :)
Edhe une dua te te falenderoj Arta per punen qe ke bere ne kete blog.Eshte nje ndihme e madhe per mua dhe femijet qe u bej mesim.Une jetoj ne Greqi dhe bej mesim ne gjuhen shqipe tek 5 femije shqiptare.Shume here kam marre material nga arkivi jot dhe te them te drejten jam mahnitur nga kjo ideja jote.Perfundimisht,eshte nje pune shume serioze dhe te faleminderit qe shume here me ke nxjerre nga caste te veshtira !!!!!!!!!!Nuk di si te ta them po te kam zili!Je kaq e informuar per gjithcka.
te faleminderit Lela!
Lela,
Shume faleminderit. Jam shume e gezuar per kete lajm,
Gjithe te mirat, te fala vogelusheve...
flm shum ,arta ke bere nje pun te shkelqyshem ne kete blog te falenderoj nga zemra.
Very good you are the best
Very good you are the best
Post a Comment