Tuesday, March 10, 2009

Dallendyshe


Dallandyshe bishtgërshërë,
faqe-kuqe, sqep-gjilpërë,

që shëtite nëpër botë,
a s'më thua mike sot,

cila tokë të është dukur,
në gjithë botën më e bukur?

më e bukur, o fëmijë,
është nëna Shqipëri!


Më kujtohet kur e recitonim :). Duhet të kemi qenë në shkollën fillore. Kur vinte vargu i fundit, e thoshte gjithë klasa në kor...

Dallandyshet i kam dashur shumë. Bënin folenë tek ballkoni ynë. Më kujtohet kur rrija dhe shikoja se si i ushqenin të vegjlit pa përtuar... Gjithë verën ballkoni ynë ishte plot cicërima. Mërzitesha kur iknin në vjeshtë për shtegëtim, dhe mezi i prisja kur vinte pranvera...

5 comments:

Anonymous said...

U perpoqa te gjej kontaktin tek faqja juaj por mesa duket nuk paska.

Kam deshire te kontaktoj me ju. Ju lutem me jepni nje adrese emaili.

Faleminderit
Ardi Kule

Anonymous said...

Me falni. Kjo eshte adresa: ariesmp@gmail.com

Ardi Kule

Anonymous said...

do te doja te dija se si mund te dergoj artikuj tek kjo faqe ju lutem
Ju lutem do te doja nje pergjigje te shpejte

Unknown said...

Shum bukur👍

ßerhat said...

`<>`