Friday, December 12, 2008

Kënga e Vitit të Ri

Për Vitin e Ri, vjerrsha, këngë dhe valle...



GËZUAR VITIN E RI KOLOPUÇA...


Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
Porsi unë cdo fëmijë,
pret per ta festuar,

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje,

plot dhurata përsëri,
do më sjellë mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua.

4 comments:

Anonymous said...

kenga e vitit te ri eshte nje kenge shum e bukur qe nuk e kam ndegjuar asnjehere ne bote e ne veqanti ne jete

Anonymous said...

hahahah qa po tu be a je i sigurt

Anonymous said...

a kam degjaar kete diku ka qen me shkrim me ka pelqye shume

Anonymous said...

kjo kenge mua me duket si kenga me e bukur ne bote