Friday, July 18, 2008

Piruni, gishtat dhe ulliri


Prej një ore, te një pjatë,
Ky piruni majat zgjat.

Jep e merr të zër' ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...


Ndërkaq gishtat, pa vonesë,
E mbërthyen fort në mes.

- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?


Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...

Autori: Ferit Lamaj

No comments: