Thursday, May 8, 2008

Stinët

Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.

Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!

Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell ....

Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...

Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë ... dimrin.

No comments: