Friday, November 13, 2009

Sa kripa...


Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një baba që kishte tre vajza. Një ditë prej ditësh i shkon mendja ti pyesë vajzat e tij se sa e donin. Në fillim pyet vajzën e madhe:
- Sa e do babanë, i thotë, dhe ajo i përgjigjet,
- Sa mjalti. Dhe babai u gëzua shumë.
Pastaj pyeti vajzën e dytë. Dhe e dyta i përgjigjet,
- Sa sheqeri. Dhe përsëri babai u gëzua shumë.
Pastaj i erdhi radha vajzës së tretë. Ajo ulet afër babait të saj dhe me një zë të ëmbël iu pergjigj,




- Baba unë të dua sa kripa...

Babait nuk i pëlqeu përgjigjia e vajzës. Ai u zemërua shumë. Shumë i zemëruar i tha,
- Sa kripa?? Që sot e tutje ti nuk je më vajza ime.

E ndoqi nga shtëpia. Ajo u largua shumë e mërzitur dhe nuk e kuptonte pse babai nuk e donte më. Motrat e tallnin dhe e përbuznin. Kalon kohë. Vajza e vogël kalon shumë peripeci. E vetme ia del mbanë vështirësive.

Një ditë prej ditësh ajo njihet me një djalë të ri e të pashëm. Ata të dy e duan njëri-tjetrin dhe martohen. Në dasmë vijnë shumë të ftuar, edhe babai me motrat e saj. Kishte shumë të ftuar dhe shumë guzhinierë punonin që ti kënaqnin.

Vajza vete në guzhinë dhe u thotë guzhinierve,
- Për babanë tim do gatuaj unë.
Ashtu tha dhe ashtu bëri. Vajza pregatiti të gjitha pjatat njëlloj si të tjerët por nuk hedh kripë. Gjellët i shërbehen babait të saj. Ai mundohet të hajë por nuk i shijon asnjë gjë.


Koha kalonte. Të gjithë hanin me kënaqësi dhe dëfrehen shumë në dasëm. Vetëm babai rrinte dhe shikonte të tjerët. Atij nuk i shijon asnjë gjë. Më në fund, e humbet durimin dhe shkon në guzhinë.
- Kush i ka pregatitur këto ushqime?, thërret.
Kryeguzhinieri i bën me dorë nga vajza e tij. Vajza afrohet.
Vajza i hidhet në qafë babait dhe e pyet, - Hë baba, a po kënaqesh? A të pëlqejnë ushqimet? I kam pregatitur posaçërisht për ty.

- Ç'farë ke pregatitur kështu? S'ke turp? Pse nuk ke hedhur kripë? Asnjë gjë nuk munda të ha. Ishin të gjitha pa shije.


Vajza buzëqesh, - Baba, të kujtohet kur më pyete sa të doja, dhe unë të thashë se të doja sa kripa, dhe ti më përzure nga shtëpia? Ti nuk e do kripën baba, prandaj edhe unë bëra shumë kujdes dhe nuk përdora fare kripë për ushqimet e tua...

Babai uli kokën dhe largohet i mërzitur pa folur asnjë fjalë...

10 comments:

Anonymous said...

nje perrale sinjifikative , mendoj se prinderve u pelqejne pak lajkat e femijeve , realitetin nuk e gelltisin dot.Kripe apo sheqer femijet duhen njesoj.

Mira said...

Mirëdita Arta.

Unë jam nga Republika e Çeke. Më pëlqen blog yt. Nuk kam fëmijë. Po mësoj shqipen dhe blog yt më ndihmon. Po di shqipen shumë pak. Mësoj fjalë e re në blog yt.

Kemi përrallë e ngjashme. Mbret pati tre vajza. Vajza e parë tha: "Sa ari."
Vajza e dytë tha :Sa ari në fyt." (Ajo ishte këngëtare.)Vajza e tretë tha: "Sa kripa."

Mbreti u zemërua dhe dëboi vajza e tretë nga kala. Dhe ai la të hedh kripa gjithçka në mbretëri në lumë. Qenë të keq të ha pa kripa. Gjellë ishte pa shije. Së fundi mbreti njohi të bëj gabim dhe kërkoi vajza e tij. Së fundi e gjeji. Ajo pati shishe magjike me kripa dhe patën kripa për mbretëri i gjithë.

Më falni gjuha shqipe ime.

Arta said...

Faleminderit Mira,

Perralla jote ishte shume e kendshme. Te faleminderit qe me ndjek. A mund te me thush se cila nga postimet eshte me e vlefshme per ty?

Ose mund te lesh nje shenim nese nje postim eshte i vlefshem per te huajt qe duan te mesojne shqip, sipas mendimit tend?

Jam shume e sigurte qe kjo mund te ndihmoje shume te tjere. Edhe une mund te hap nje rubrike per te huajt qe duan te mesojne shqip.

Te faleminderit,
Arta

Mira said...

Mjerisht, nuk kuptoj tekst i gjithë. Kam fjalor shqip-çekisht i mirë, po fjalët e gjithë nuk janë atje. Mësoj gjuhën shqipe si autodidakt. Mësoj ngadalë. Më pëlqen të mësoj gjuhën shqipe. Gjuha shqipe është e përngjashme çekishte në diçka, po e është e ndryshme dhe e vështirë. Më mjafton të lexoj tekstet e bukur në blog yt.
Mësoj ashtu fjalët dhe frazat e re. Më pëlqen shumë blog yt.

Të faleminderit.

Mira

(Unë jam burrë. Emri im është
Miroslav, për shokët shkurtimisht Mira.)

Anonymous said...

Mirdita Arta !

Pasi lexova postimet e Miro... me ju me lindi dëshira të të kerkoj nëse mundesh, qe të më ndihmosh me tekste Abetare_je, që fëmijet e mi të mësojne shqipen e pastër, ne një mënyr sa më të lehtë qe te jetë e mundur, edhe pse kanë lindur në Gjermani.
Edhe ndonjë vjershë për fëmij te moshës 2-vjeç e gjysëm e siper...
Sepse gjuhët e tjera do ti mësojnë por shqipen jo ashtu sic duhet, edhe pse unë mundohem te flas shqip me ato.

Faleminderit
Prej neve.

Arta said...

E dashur 'Prej neve',

Ne te gjithe qe jetojme jashte Shqiperise jemi shume, shume te interesuar qe femijet tane te mesojne shqip. Mos e ndje vehten te vetmuar, une marr shume, shume mesazhe nga prinder qe duan t'ju mesojne femijeve shqip.

Une do te keshilloja kete:
Zgjidh nga ky blog, ato kenge dhe vjerrsha qe ti mendon se jane te bukura dhe se do ti pelqejne femijeve te tu. Printoji.

Ne darke kur i ve ne gjume lexoju disa nga keto ne vend te librave te zakonshem, ose vendos nje kohe te posacme gjate dites dhe i lexoni se bashku. Lexojini aq shume here, sa femijet ti mesojne permendesh.

Sa me shume ti pelqejne, aq me mire do ti mesojne, aq me shume fjale shqip do te mbajne mend.

Fjalori qe ne perdorim ne shtepi eshte shume i kufizuar "laji duart", "tani do te hame buke", "te ka marre urija", "te pelqeu". Duhet patjeter mbeshtetja e kengeve dhe vjerrshave per nje Shqipe me te bukur dhe me te paster.

Une do te mundohem qe t'u ve nga nje label per grupmoshat e ndryshme, por nga eksperienca personale me femijet e mij, te gjitha materialet mund te lexohen pa problem. Une i zgjedh me shume kujdes para se ti vendos ne kete blog.

Sa per abetare, une tani kam filluar te interesohem edhe per vete. Kam pare nje text te ri abetareje, por te them te drejten nuk me kenaqi shume.

Femijet shqiptare qe rriten jashte Shqiperise kane nevoje per nje text tjeter mesimi gjuhe, dhe abetarja qe eshte texti baze ne shkollat ne Shqiperi nuk eshte i pershtatshem per femijet tane, mendoj une.

Pershendetje nga zemra,

Anonymous said...

Pershendetje,
Doja te te falenderoja per blogun tend, po kerkoja dicka per djalin tim qe tja tregoja para se te flinte dhe rastesisht e gjeta. Eshte nje ide shume e mire dhe shpresoj te vashdosh ta pasurosh me teper me materiale te tjera. Doja ta dije sa shume e vleresojme sidomos ne qe jetojme larg. Urimet me te mira.

Arta said...

E dashur Anonimous,

Faliminderit per fjalet e mira, te pershendes edhe une,

Gjume te embel vogelushit...

Rezi said...

Shume faleminderit Arta per kete faqe interneti (blog) kaq interesante. Isha duke kerkuar abetaren per ti mesuar vajzave gjuhen shqipe po... duke lexuar komentin tuaj, mendova qe me mire eshte ti lexojme tregime dhe perralla duke ua perseritur disa here. Menyra me e thjeshte dhe me mire per mua, per te mesuar ç´do gjuhe te huaj eshte kjo lloje metode. Shume faleminderit, ju shkruaj nga Spanja.

Rezi said...

Urime Miroslav per vullnetin qe ke.