Friday, August 14, 2009

Molla e Artë



Na ishte seç na ishte...

Na ishte njëherë një mbret...

Njëherë, mbreti përhapi fjalë në tërë mbretërinë: "Atij që do të më thotë gënjeshtrën më të madhe do t'i jap një mollë të artë!"

Erdhën plot njerëz që rrëfyen gënjeshtra, por mbreti u përgjigjej se:"Qenkan të gjitha të bukura, por kush më siguron mua që nuk janë
të vërteta?"


Një ditë te mbreti erdhi një fshatar, i cili i tha:
- Madhëri, kthemi florinjtë e mi!
- Florinjtë? - u habit mbreti.
- Po, m'i more javën e kaluar.
- Gënjen, s'të kam marrë asgjë, - bërtiti mbreti.


- Nëse kjo qenka gënjeshtër, - ia priti burri, - atëherë urdhëro të ma japin mollën e artë!
Mbreti krenar e finok s'deshi të dorëzohej. Bëri sikur iu kujtua:
- Ah, po, nuk gënjen, - i tha burrit. - Më ke dhënë vërtet ca florinj një javë më parë.
- Thashë unë? Ja, u kujtuat, Madhëri! Atëherë urdhëro të m'i kthejnë florinjtë e mi.
E ç'ti bënte mbreti? U detyrua t'ia jepte mollën e artë burrit të mençur.


3 comments:

Anonymous said...

vërtet është një tregim shumë i bukur dhe kush e ka shfaqur këtë faqe e adhuroj me zemer ju dua të gjithve ♥♥♥♥


♥♥♥♥

arbenita said...

shum e mir

Anonymous said...

Mua Me Pelqen Shume Kjo Faqe Sepse Ketu Ka Gjithqka:Lojera,Kujdes,Perralla,
vjeresha Etj.Pernjemend Kur Kemi Nevoje Per Diqka Vime Ketu ♥♥♥