Iriqi
Iriqi i vogël,
u sëmur,
me rrufë, kollë,
temperaturë.
Mamaja shpejt,
e shpejt e mori,
dhe e çoi,
tek doktori.
"Do të bëj gjilpërë"
doktori thotë,
iriqi qan,
e qan me lot.
E mori vesh,
një pyll i tërë,
s'bën dot iriqi,
një gjilpërë!!!!
Image from picture-book.com
1 comment:
Vazhdimi i vjershes eshte:
Nje milingone i vajti prane
-Po cke mor xhan qe po qan?
ti je nga fis e goxha fis
qe mbajne gjilpera mbi kurriz,
e nuk ankohen asnje cike,
e lot nuk derdhin asnje pike.
Vjen infermierja shpejt e shpejt,
ja ben gjilperen lehte e lehte,
- E mos lesho me lot mbi faqe
si ca femije qe tundin lagjen.
Per nje gjilpere nis ulerima
pale na thone se jane dhe trima.
Post a Comment