Monday, March 23, 2009

Mini Mini Kukuvaca

Ishim ulur me disa miq (Fatosi midis tyre) dhe po flisnim për bukurinë e folklorit tonë, përrallat në vecanti. Përralla "Njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë" paskësh pasur shumë sukses me një grup studentash të mbledhur për dëfrim (happy hour) një mbrëmje të premte! Në dëfrim e sipër, dikush propozon të bëjnë një kontest se kush nga kombet e pranishme kishin përrallën më zbavitëse. Rezultati s'ka diskutim :)

Kështu pra, dhe unë mora vesh për këtë garë të cuditshme ku kishte marrë pjesë edhe blogu i vogëlushëve :)

Por, Fatosi dërgoi edhe këto vargje zbavitëse, shumë të këndshme për vogëlushët:

Mini mini kukuvaca,
Shkova bleva gjashtë pata,
Tri t’zeza tri t’bardha,



Shkova rashë te As’ Lika,
Gjeta qenin pika pika,
Mora thuprën dhe e shika,
Çohu qen e m’përcjell,
Se kam gruen pezmatore,
Që m’i ruen ato re,
Posi pela pa fre,
Pula voji natën,
Gjeli mori spatën,
Gjel’ Vasinë e vranë,
Motrat e qanë,
Hallven ia banë,
Me grushta ia përlanë.


1 comment:

Anonymous said...

pata pata qafegjata
mblidhuni se na ra nata
mbreti i eger po bertet
shpejt se koken na e pret
pata pata ju shpejtoni
fluturimin mos ndaloni
pata pata mblidhuni
te shkojme shpejt ne shtepi