Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
Autori: Tahsim Gjokutaj
3 comments:
Wow! Flm per prurjen. E mbaj mend kete vjershe qe kur isha femi.
Me ktheve ne kohe/ Ela
Ela,
Mireseerdhe,
Te pres perseri,
Arta
shume faleminderit per vjershat. ende i mbaj mend. oh sa vite kane kaluar...
Post a Comment