Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.
Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër
Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.
Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.
Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.
Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

2 comments:
arta
desha me ta lan ni koment marre duhet me te ardh akund ske qit poezi apo tregim per pavarsin e kosoves na qysh e dojm shqiperin
edhe pse nuk dita ku me ta lan ni koment ta lash ktu te lutem pergjigjmu per zotin
Post a Comment