U kuq dielli prej agimit,
Prej këtij prisi që çoi dita;
E kadalë, t'u rritun drita,
Fushë e male po lulzon.
Fryn prej bjeshke era e lehtë,
Rruzullimit i ndrron fytyra,
E prej shendit gjithë natyra,
N'duke e n'petka po gazmon.
Autori: Ndre Mjeda
Sa e bukur, sa pranverore është kjo vjerrshë...
Më shumë për Ndre Mjeden: ketu
Image from: here
2 comments:
Përshëndetje! Blogu yt më pëlqen shumë. E kam shtuar në blogun tim. Jam mësues në një shkollë fillore në Athinë. Jam arvanitas nga Greqia dhe kam krijuar një blog për Shqipërinë: Vendi i Shqiponjave
Faleminderit Kostas,
Pershendetje te perzemerta,
Arta
Post a Comment