Tuesday, October 23, 2007

S'bie shi pa re


Mbrëmja qetë kur u qas,
Nëntë herë ki-ki-ki,
Këndoi gjeli mbi çati,
Gjyshja tha do bjeri shi.

Por Petriti vëllai im,
Që di mirë çdo mësim,
I tha gjyshes kur s’ka re,
Jo nuk bie shi mbi dhè.

Gjyshe,
Macja le të lahet,
Prap do të thahet,
Gjeli të këndoje,
Sa herë të dojë,
Po nuk pati re,
Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,
S’bie shi mbi dhè.

1 comment:

Anonymous said...

hej arte shm mir e paske bo vec vazhdo kshtu.