Tuesday, May 18, 2010
Dhelpra dhe cjapi
Na ishte seç na ishte...
Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dalte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti:
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha,
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë.
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi.
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit?
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...
Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.
Morali: Njerzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e ti kryejnë ato.
Ezop
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
2 comments:
Arta, ndofta do të frymëzosh nga diçka.
Në Republikën Çeke ishte botuar një libër me përralla dhe legjenda shqiptare quhet "E bukura e dheut". Përkthyer në Çeke, natyrisht. Disa nga përrallat janë të ngjashme përralla tona, por disa janë mjaft të ndryshme dhe ekzotike për na.
Libri përmban 27 përralla dhe 10 legjenda.
Përralla:
Letra për botën tjetër (botën e vdekur).
Vajza e zgjuar e plakut.
Njeriu pa mjekër dhe bujku.
E bukura e dheut.
Dedalija dhe Katallani.
Tre vëllezërit dhe e bukura e dheut.
E bukura e dheut dhe shtriga.
Vajzë që u martua për një kokë të vdekur.
Fjalë për para të vogla.
Nëntë maja të gjuhës.
Shamakadija.
Pela Qyhelane.
Përralla e shtatë vëllezërve.
Këpucët grash.
Djali dhe dragoi.
Dora.
Gerxeta.
Lopa e Nastradinit dhe fundi i botës.
Deliterkuz Bajraktar.
Zogu dhe dhelpra.
Përralla e budallenjve.
Gjuha e kafshëve.
Shtatë bejlerët dhe grua që u bë menaxher të vilajet.
Gjyshja dhe dhitë të egra.
Dervish, një djalë pa emër dhe mbreti.
Fiqtë magjik.
I vdekur vodhi gomari tim.
Legjenda:
Gruaja në mur (Rozafa).
Doruntina.
Gjergj Elez Alia.
Aga Ymeri.
Siran Tin Alia dhe Arnaut Osman.
Vajza trime.
Fuqia e Mujit.
Dasma e Halilit.
Vdekja e Immerit.
Muji dhe Behuri.
(Përktheva me ndihmën e Google. Translate.google.com)
Pershendetje kam gjetur nje channel ne youtube qe tregon perralla shqip jane edhe me tekst edhe te animuar https://www.youtube.com/channel/UCpw3PBDauiN0rtigaPpGONA
Post a Comment