Për ty Atdhe,
Ma të bukrën kangë,
Me fuqinë e kësaj zemre,
Do të këndoj,
Për k’to male,
Për k’to fusha,
Të gjera,
Për kët' vend,
Ku sot, i lumtur jetoj,
I bukur je,
Ngrihesh madhështor,
Si një kështjellë
E pamposhtur
Ti qëndron,
Në mes dallgësh
Shkëmb graniti vigan
Su përkule nga cdo stuhi e tufan...
Kompozitor: Avni Mula
Kendon: Mentor Xhemali
2 comments:
Jam krenare qe jam Shqipetare edhe pse jetoj ne Amerike jetoj me mendjen qe te vi ne Shqiperi. Keto keng kur i degjoj i kendoj bashke me kengetarin sepse jam e lumtur ti kendoj dhe ti degjoj.kenget i ka Shqiperia me te bukura se sa Amerika.
I love you Albania
Kush nuk ka zemër Shqiptari, kurrë nuk e kupton krenarinë e Shqipes.
Post a Comment