Sunday, June 5, 2011

Kenga e nenes

Kjo këngë është kënduar në një nga festivalet e fëmijëve, me sa mbaj mend. Eshtë shumë e bukur dhe shumë prekëse në të njëjtën kohë.

Shumë vizitorë të vogëlushëve më kanë kërkuar muzikën.

Ky këtu është një version modest, i këndshëm, dhe moment intim i të madhes Inva Mula me djalin i saj, i cili përpiqet me shumë dëshirë të arrijë një notë më të lartë se sa zëri i tij e lejon.




Ketu është kënduar nga Klajdi Musabelliu.

Të tjera për nënën


S'ka në botë më të mirë,
Se sa ti, o nëna ime,
Sa e dashur, sa e mirë,
sa punëtore dhe sa trime...

Me të gjithë je e qeshur,
dhe nga goja t'rrjedh vec mjaltë,
kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu c'vështrim të qartë,
kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu c'vështrim të qartë...

(refreni)
Ti je det, si det i gjerë,
plot me ndjenja ëndërrime,
dashurinë per atdhenë,
ma rrënjose, nëna ime(2 here)

Dashurinë për atdhenë,
për atdheun tonë të shtrenjtë,
ma skalite thellë në zemër,
si një nënë e vërtetë.

Ndaj të dua sa vetë jeta,
Kur të shoh ty të gëzuar,
Kur këndoj për ty, moj nënë,
Për gjithë nënat kam kënduar...
Kur këndoj për ty, moj nënë,
Për gjithë nënat kam kënduar...

(refreni)
Ti je det, det i gjere
plot me ndjenja enderrime
dashurine per atdhene
ma rrenjose, nena ime.(2)

1 comment:

Unknown said...

Kjo faqe vertet ju sherben femijeve por vendosni dhe autoret e teksteve dhe kompozitoret.