KALAJA ME RERE
Pranë detit
po mendonte,
ç'kala Ana
do ndërtonte.
Sapo niste
ta fillonte,
vinte vala
ja rrëzonte.
Ja rrëzonte
edhe shkonte,
porse Ana
prap' fillonte.
Merrte rërën
e shkrifëronte,
bashke me ujin
e trazonte.
Ne fund Ana
e vështroi,
ç'kish menduar
e ndërtoi.
Me durim
rërë, rërë
Kala të tillë
kurrë s'kish bërë
Autori: Dhimiter Gjoka
image from picture-book.com
1 comment:
hahhahah..bukur shum :)
Post a Comment