Saturday, November 20, 2010
Ç'u mbush mali me dëborë
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë,
Plot me krushq e me dasmorë:
S'janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Me flamur' të kuq në dorë,
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë,
Shqipëtarët gunë-bardhë.
Seç na ardhë palë-palë,
Duke rrotulluar male
Kush me këmb' e kush me kalë,
Kush me shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mu në Vlorë,
Mu në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë
Ç'ka që çan rrufeja retë?
Vjen 'Smaili trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë:
Thonë, është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,
Thonë, vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!
Këngë e vjetër.
Other albanian paintings: here
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
10 comments:
Bukur :)
sa here e degjoj kete poezi me bene pershtypje dhe me shum ta dua shqiperine
kjo poerzi eshte per mrekulli ju lumtee
per mrekulli eshte kjo poezi kete poezi e dua shummmmmmmmmm eshte e mrekullushme
te dua atdheu im kosova shqiperi ca kufinj qe na ndajn se nje gjuh e flasim tan
rina, mimoza, marinela,
edhe une mbushem plot me emocione kur lexoj kete kenge te vjeter, shume here nuk e perfundoj dot nga lotet ne sy,
ju pershendes
te pershendes nga zemra arta edhe une nuk i nal lotet sa her e degjojj te pershendes
ti arta je nga kosova apo nga shqiperia
rina,
une gjithmone kam menduar se kosova dhe shqiperia jane nje...
po e vertet kosova dhe shqiperia jan njee
Post a Comment