Sunday, June 14, 2009

Bubi dhe pulat


Bubi i vogël,
laraman,
leh gjithë ditën,
ham, ham, ham.

Pulat hanë,
në avlli,
sulet bubi,
me furi.




Ko, ko, ko,
ka, ka, ka,
bubi, bubi,
po na ha.

Pulat kotë,
frikë kanë,
bubi dhelprës,
nuk i ngjan.


Image from here

4 comments:

Anonymous said...

Duart Tona

Pa shikoni duart tona,
sa të vogla, sa të njoma !

Duart tona punëtore,
vizatojnë në fletore.

Presin bukur me gërshërë,
qepin kopsa me gjilpërë.

Mbajnë tulla mbajnë gurë,
durat tona s'lodhen kurrë.

Arta said...

Faleminderit i dashur Anonim,

shiko ketu: http://vogelushet.blogspot.com/2008/04/duart-tona.html

Te pres perseri...

Anonymous said...

ups sorry
e pakujdesshme
po kete tjetren nuk e pashe te postuar

Me rremuje detyrat i beri Besniku
e la fletoren hapur dhe ne loje iku.

E hapa fletoren "Bobo c'te lexoj"
ne cdo fjale te shkruar mungonte nga nje shkronje

Ate dite Besnikun e hoqa nga loja.
"Sot, - i thashe- je ngopur duke ngrene shkronja".

Po lerme o babi lerme,
lerme te shkoj ne loje
se s'behet hataja vetem per nje shkronje.

Nuk behet hataja vetem per nje shkronje!
Eja bir i babit bashke ta shikojme.

Per nje "d" qe ti s'e ve fjala dere behet ere
dhe shtepia ngel pa dere.

Per nje "m" qe ti s'e ve fjala mik behet ik.
C'ben keshtu more Besnik?
A i thuhet mikut ik?

Pa shiko ka dhe me keq
per nje b qe ti e heq
fjala bujk behet ujk.

Syte e Nikut mbushen me lot
ben te flase por cfare te thote?

:)

Urime te sinqerta per mundin e derdhur ne kete faqe.

Arta said...

Sa me pelqen kjo vjerrsha,

Jo vetem kjo, por te gjitha ato te Tahsim Gjokutaj,

Shiko ketu:

http://vogelushet.blogspot.com/2007/10/pr-nj-shkronj.html


Ky ka qene versioni qe ishet dikur tek libri i pare i Leximit, pas Abetares, klasa e pare apo e dyte fillore? Nuk me kujtohet...

Shume faleminderit per viziten, Eja perseri...