Friday, May 29, 2009

1 Qershori


Një Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,

Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë 1 Qershori,
Rroftë festa jonë.


Festa e fëmijëve ne Shqipëri është në 1 Qershor. Gëzuar festën fëmijë!

Clip art copyrighted by Bobbie Peachey, http://webclipart.about.com

20 comments:

Anonymous said...

Shpresoj te te pelqeje Arta,keep it up!



Pese shkopa te vegjel
stivosur ne vater
njeri behet prush
mbeten vetem kater

Kater shkopa te vegjel
mbuluar me dhe
njeri kalbezohet
mbeten vetem tre

Tre shkopa te vegjel
i mblodha me ty
njeri humbi rruges
mbeten vetem dy

Dy shkopa te vegjel
ne parmak i ve
njerin e merr era
mbetet vetem nje


Nje shkop i vogel
me gunga dhe i zi
digjet fet e fet
mbetet vetem hi

Arta said...

Shume e bukur, shume faleminderit,

isha duke kerkuar nje vjerrshe te tipit "5 little monkeys jumping on the bed"

Keto gjera te vogla qe jane edhe zbavitese, edhe prezantojne disa simbole elementare te matematikes apo shkencat tek femijet, jane shume te vlefshme...

Se shpejti ne faqen kryesore :)

Anonymous said...

Faktikisht,idea me lindi kur po lexoja "And then there were none"(Agatha Christie)Vjersha fillon me
"Ten little Indian boys went out to dine;
One choked his little self and then there were nine."etc
Me vjen mire qe te pelqeu;te premtoj se do te vazhdoj postimin ketu!

Me respekt

Perandoria7

Anonymous said...

Ja,sapo mbarova se shkruari kete:

Mjelma gjafegjata
me kembet si lopata
notonte pergjate lumit
atje e zuri nata

Zhapiku bishtholle
u ngjit ne nje molle
kullufiti kandra
E hengri nje bolle!

Salamandra vezet
i la ne fund te Nilit
beri banjo dielli
prane krokodilit

Te lumte per perpjekjet Arta!

Unknown said...

ju lutem na beni disa kenge ose vjersha per 1 qershorin

Anonymous said...

s emhkoji mendja se kur lexoj vertet me manihten ato vjersha ato poezi vertet shume b etukera

Anonymous said...

Te lumte Arta!Je nje vajze shume e zgjuar.

Anonymous said...

ju lutem me thoni ku mund te shkruaj edhe une nje vjershe per nje qershorin

Arta said...

I/E dashur anonim,

mund ta shkruani ketu, tek komentet, ose mund te ma dergoni me e-mail tek vogelushet AT gmail.com,
Une do te mundohem ta ve ne faqen kryesore, kur ti vije rradha.

Shume faleminderit,

Anonymous said...

poezi e bukur.

Anonymous said...

epo ske ku te gjesh poezi me te bukra per ne femije.eshte nje kenaqesi te shkruash per festen ton.dita jone me fat le te vazhdoje keshtu per gjithmone.them ashtu sepse kjo dite gjithmon na sjell befasira te lumturueshme.

Anonymous said...

rrofte 1 qershori.ju femije te dashur kuqo qe jeni urime 1 qershorin.

Anonymous said...

Vertet shume e bukur!!!!! :)

Anonymous said...

Vertet shume e bukur!!!!! :)

Anonymous said...

Vertet e bukur,shume faliminderit!!

Unknown said...

Ju lutem më thoni ku mund të shkruaj e
një vjershë për 1-Qershorin

Unknown said...

shume e bukur

Unknown said...

Sa mire

Unknown said...

Ishin vjersha vertet te bukura

Unknown said...

1 Qershori bukur