Monday, December 22, 2008

Vjerrsha e Abetares, kujtime...


Abetare fort të dua,
Me ato shkronjat e tua,
Dora ime u mësua,
Mendja ime u ndriçua,
Kam mësuar të lexoj,
Shkruaj bukur, recitoj...





Kur ishim ne të vegjël, rreth kësaj kohe të vitit festonim "Festën e Abetares". Të gjithë fëmijët pregatisnin një program me vjerrsha e këngë për prindërit. Të gjithë së bashku përcillnim Abetaren e dashur që na kishte mësuar shkronjat. Në fund, shfaqja mbyllej me ardhjen e mikut të ri "Leximit" dhe gjithë librave të tjerë...



Image from: here


7 comments:

Anonymous said...

Vjershja origjinale ka qene viti1978:

Abetare fort te dua
me ato shkronjat e tua
dora ime u mesua
mendja ime u ndricua
se tani di te lexoj
dhe Partine ta nderoj
me mesimet qe mesoj

Abetaren e mbruam
shume gjera te bukura ne mesuam

Arta said...

Kujtime te bukura, apo jo, anonim?

Vjerrshes i mbaja mend vetem vargjet e para...

Une kam qene "Abetarja" ne festen e abetares. Mamaja ime ruan nje fotografi bardh e zi, ku une me kapelen e abetares ne koke po jua bej me dore gjithe femijeve :) dhe "Leximi" ka ardhur perpara.

Anonymous said...

shum e mir qenka vjerrsha hallall te koft

Anonymous said...

abetare shum te dua shum gjera mesova nga ti te dua shum

Unknown said...

Dua
Dua diellin edhe hënen
Dua mamin edhe babin
Dua mesuesen qe me meson
Dua zogun qe cicerom

Unknown said...

Une jam A ja jam e para
Ne mes shoqesh me e mbara
Pa me thoni o femije pa mua
Fjala mama a do te shkruhej A A

Unknown said...

shum te bukura po nxirrni dhe te tjera