Tuesday, December 16, 2008

1-2-3...

1 karrotë për lepurin,
2 arra për ketrin,
3 dele blegërijnë,
4 ujq ulërijnë,
5 pula kakarisin,
6 qukapikë çukisin,
7 rosa notojnë,
8 zogj fluturojnë,
9 gjinkalla bëjnë potere,
10 bletë në koshere...




Duke u endur në internet rastisa në një temë për fëmijë tek Albforumi. Atje më pëlqyen shumë këto vargje zbavitëse të shkruara nga përdoruesi "perandoria7". Kushdo të jetë perandoria7, unë e falenderoj shumë për këto vargje të bukura dhe po i shkruaj edhe këtu në mënyrë qe dhe fëmijë të tjerë ti lexojnë ...
Unë i vura titullin: 1-2-3.

Image from Counting friends


Shtojcë:
Kam shumë dëshirë që të bashkëpunoj me ndonjërin prej jush që e lexoni këtë blog dhe ju jepet që të krijoni vizatime të përshtatshme për këngët, vjerrshat, apo përrallat që mund të vendosim këtu. Nëse ju pëlqen kjo ide, ju lutem më kontaktoni...

2 comments:

Anonymous said...

per mendimin tim kjo vjershe eshte shum qesharake.hahaha!
nji keshill kam: fut ca fjal te urta!

Anonymous said...

VJERSHA E ALFABETIT

A a a -ah ha ha,gajaset papagalli camarrok
B b b -babi me beben bejme buqeta tok

C c c -cicerojne trumcaket mbi carace tane
C c c -cakalli calaman capitet anembane

D d d -dallendyshja nduku djathin e skaduar
Dh dh dh -dhuraten m'a dha kunadhja e martuar

E e e -e pe pelen e lezetshme bukuroshe?
E e e -e hengre ate embelsiren pikaloshe?

F f f -foka flakeron troften plot fuqi
G g g -gorrilla germon gropen si njeri

Gj gj gj -gjashte gjarprinj te vegjel u gjenden ne gjol
H h h -haperdahen hokataret ne hotelin "Gogol"

I i i -iken xhindi fillikat fshihet ne kashte
J j j -valevitet jeleku lejla atje jashte

K k k -kokoshkat kercasin krejt kuturu
L l l -lepujt e lendines largohen prej ketu

Ll ll ll -llokumet bllokojne fyellin magjik
M m m -mumjet mberthejne mbretin nevrik

N n n -Neptuni i ngjan planetit uran
NJ nj nj -Nje foshnje njihet me dacin laraman

O o o -ora e stacionit troket e kumbon
P p p -pantera pret per ketrin,pergjon

Q q q -qyqet qaraviten qemenate mbi qarr
R r r -arinjte perpiqen te prekin nje ngjale

RR rr rr -rrenjet e rrapit lagen ne perrua
S s s -skifteri syzi frikson nje pallua

Sh sh sh -shtriga shnderron shamine ne shkop
T t t -tete kotele roze rrotullojne nje top

TH th th -thyej thuprat e thata te thanes
U u u -urithet puthen buze ures se Lanes

V v v -vaporet vigane vargojne si deve
X x x -xixellonjat nxitojne ne xunthe dhe mare

Xh xh xh-xhaxhai babaxhan xhiron nje axhami
Y y y -ylberet lyejne gjysma gjymash ne shi

Z z z -zebrat e gezuara lozin me zogj pergjate nje lumi
Zh zh zh -zhaben me pizhame bezhe lehte e ze gjumi

perandoria7