Tuesday, April 15, 2008

Ankimi i grenzës


Një ditë grenza po ankohej,
Pse si bleta nuk trajtohej?
Pse i bëjne bletës shtëpi?
Pse atë s'e do njeri?

Thoshte grenza duke qarë:
-Unë si bleta thith nektarë,
unë si bleta të pickoj,
pse s'jam bletë s'e kuptoj.

Kam dhe vija, kam dhe fletë,
trupin e kam krejt si bletë.
Përse bletën e pëlqejnë,
kurse mua me urrejnë?

Ti si bleta je vërtetë,
po në punë bletës s'i ngjet.
Ti i mbush hojet me baltë,
kurse bleta plot me mjaltë.

No comments: