Na rronin njëherë një plak e një plakë. Ata ishin shumë të varfër. Nuk kishin gjë tjetër, veç një gjel e një qen. 
Një ditë qeni i tha gjelit: 
Eja, gjel i dashur, të shkojmë në pyll, të gjejmë ndonjë gjë për të ngrënë. 
U nisën. Kur po errej, u futën në pyll dhe zgjodhën për të fjetur një pemë me zgavër. Gjeli hipi në pemë, qeni u fut në zgavër. 
  
Në mëngjes gjeli nisi të këndonte: ki!- kii! - kiii!
Me ta dëgjuar dhelpra, iu afrua pemës dhe filloi të lavdëronte gjelin. 
- Sa i bukur qenke, o gjel! Sa zë të ëmbël që paske! Eja sot për drekë tek unë, se të dua shumë!
- Mirë, - i tha gjeli, - por unë kam edhe një shok. 
- Ku është shoku yt? - pyeti dhelpra. 
- Ja, atje, në zgavër, iu përgjigj gjeli. 
Dhelpra iu afrua zgavrës dhe futi kokën. 
Qeni e kapi për fyti dhe e mbyti. 
Sipas Vehbi Balës. 
 

3 comments:
shum e bukur
Fundi ishte pakse e mbjeshtjellur por gjith sej ishte shkrim ose skeq I parqitur shum bukur.
Shume bukur ma nis nje
Post a Comment