Thursday, December 8, 2011

Bora (nga Faik Konica)


Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zu të bjerë bora.

Prapa qelqeve të dritares po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë, e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket sikur kërkon të ndreqë e të zbukurojë. Dy cupa të vockëla shkojnë, e, në leshërat e tyre të arta, të lëshuara mbi shpatulla, bora shkruan trëndafile të argjendta. Djemtë qeshin, hidhen, luajnë e luftojnë me topa. Zogjtë rreth e rrotull parqeve, ciu, ciu, një thërrime buke!
Si në verë, gjithë bota është veshur në të bardha.
Flokë-flokë, ngadalë po bie bora ...

Autori: Faik Konica
Illustration from: picture-book

4 comments:

Marinela said...

Bukur :)

Olsi said...

Shume shume bukur! Me kishte marre shume malli ta lexoja edhe nje here kete tregim fantastik. Ju lumte per kete blog qe keni hapur.

Unknown said...

Shum bukur

Unknown said...

Super😍😍