Friday, August 27, 2010

ABETARE


Një libër kam.
Emrin a e di?
Mik me të jam,
Në shkollë dhe në shtëpi.

Me të unë flas,
njësoj si Ai,
me mësuesen në klasë,
me prindërit e mi.



Me shoqet me shokët,
me lodrat kudo janë,
me kukullat dhe robotët,
me cdo gjë që kam pranë.

Bukur më mëson,
shkronjën si ta shkruaj,
fjalën ta ndertoj,
me të sikur luaj.

Fletë pas flete,
oh sa më mëson,
quhet ABETARE,
libri i gjuhës sonë.

Autori: Dhimiter Gjoka

No comments: