Saturday, October 24, 2009

Kënga e shiut


Shi, shi, lagashi,
bjer' o bjer, me furi,
jepi tokës pak freski!
ku ke qenë gjer tani?




Presin arat plot me grurë,
presin pyjet plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafëgjatat.

2 comments:

Anonymous said...

eh, vargjet jane ndryshe se i perkisnin nje kohe tjeter... te ndertimit socialist ku do prodhonim buken ne vend.


shi shi lagashi,
bjer o bjer ti me furi,
hambaret i kemi plot,
armiku s'na thyen dot

Arta said...

Po, por keshtu eshte me bukur apo jo :)

Pse t'ju mesojme armikun femijeve qe tani? Kur mund te permendim gjera me feminore...

"shi shi lagashi"
ka nje muzikalitet shume te bukur, dhe femijet e kapin shume shpejt dhe ju pelqen.