Monday, May 18, 2009

Kali prej druri

Prapë nga nëna Dasha...


Hi, hi, hi,
kam një kalë,
me zengji,
edhe me shalë,

Trak e trak,
trak e trak,
shkon me vrap...

Bar nuk ha,
as tagji,
Ujë ka,
po nuk pi.

Trak e trak,
trak e trak,
shkon me vrap...

Ka për fre,
një fill pe,

Është një kalë,
kalë prej druri,
dhe babi,
një shalë i vuri.

Trak e trak,
trak e trak,
shkon me vrap...


Image from here

5 comments:

Anonymous said...

PASHE...

Pashe kangurin me galloshe
qe hidhej qoshe me qoshe

Pashe nje blete copapekuke
qe darkonte mbi burbuqe

Pashe nje derr me tiranda
qe vinte nga Saranda

Pashe nje qen me tuta gri
qe lozte shah me nje mi

Pashe nje lepur lakuriq
qe e shpoi nje iriq

Anonymous said...

KENGURI
Ngela trokë,s'kam një lek,
as nëstrofkë,as në xhep!
Dreq o punë!-ia kthen dhelpra,
Kurse unë s'kam as xhepa!...

Anonymous said...

CELULARI
Po zilon
ben muzik,
secili nxenes
e mbanpa droje
nuk ka frik.

Mesuesi thot
vizatoni pejsazh,
por nxenesi nuk degjon
shkruan nje mesazh.

Ne shkoll
nuk ben me celular,
pastaj hidherohesh
kur mesuesi te thot gomar.

Anonymous said...

MERGIMI
Me dogji malli
per babin tim,
u largua nga une
shkoi larg ne mergim.

Ktheu babi i dashur
mos ri ne mergim,
se ritem ne vetmi
sikur me qen jetim.

Arta said...

Shume faleminderit per komentet,
Ejani perseri...