Wednesday, December 3, 2008

Biçikleta


Vetëm me dy rrota,
Edhe një timon,
Ikën biçikleta,
Sikur fluturon,
Sa bukur Albani, (ose emri i fëmijes)
Atë e drejton...



Nuk më kujtohet më gjatë kjo kënga. Mbaj mend që e këndonim kur loznim para pallatit. Një nga fëmijët e lagjes kishte bicikletë :). Shumë e rrallë në ato vite :). Tani ia këndoj të voglit tim tre-muajsh duke i lëvizur këmbët sikur lëviz pedalet e bicikletës. Kjo këngë i pëlqen shumë.

1 comment:

Anonymous said...

Bicikleta ka dy rrota kur e ngas cuditet bota tring tring tringellon,zile e vogel ne timon