Keni parë a s'keni parë,
Në pallat kemi një djalë.
Prindërit halli i ka zënë,
Se bën naze për të ngrënë.
Në guzhinë e në ballkon,
E ndjekin me pjatë në dorë.
- Qejfin mamit mos ja prish,
Ha tu bëfsha një thelë mish.
- Unë s'e ha thelën e mishit,
Po si ra daulles gjyshi!
- C'thua kështu more Beni?
Ku ta gjejmë? Daulle s'kemi.
- S'ka daulle? - Jo nuk ka.
E po mirë, dhe unë nuk ha!
E menduar flet mamaja,
- O gjysh na gjeti belaja.
Që ti behet qejfi Benit,
Gjyshi i bie Legenit.
2 comments:
Bukur!!!
Faleminderit N.
Te pres perseri!
Arta
Post a Comment