Thursday, March 6, 2008

Fli lepurush


(nga Elda)

Fjeti zogu pas çatisë,
Fjeti lulja e kuvlisë,
Fjeti macja te divani,
Lepurush dhe ti bëj nani.

Lepurushi tund mustaqet,
Ha karrota dhe kënaqet,
Përkëdhelet dhe më thotë,
Unë pa përralla nuk fle dot!

Nuk fle dot? Ç'po thua vallë?
Edhe unë s'kërkoj më përrallë,
Se u rrita lepurush,
Fle me kukullën gushë më gushë.

2 comments:

Anonymous said...

Po cuditem pse nuk ka then gje askush se kjo eshte shume e bukur

Unknown said...

Kjo eshte nje kenge shume bukur per vene femijet ne gjume...ua kam kenduar femijeve dhe tani mbeses.