Tuesday, March 25, 2008
Bretkosa që do te trashet sa një ka
Bretkosa sa një ve,
pa një ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mend,
vate u shtri ndë një vend
duke ngrën' e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit' e thoshte përdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.
— Shihni, nuk jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je larg! —
Bretkosa, nga marazi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumë njerëz ndë këtë botë
thonë se janë të zotë;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.
Origjinali: Ezop
Shqiperimi: Anton Z. Cajupi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
7 comments:
lol oriigjinali nuk eshte ezop, por la fonten e ngaterron me dhelpren dherrushte me duket :D
I dashur anonim:
Keto fabula, perfshi edhe "dhelpren me rrushte" edhe disa te tjera qe une i kam ne liste ti shkruaj, por po mundohem te gjej shqiperimet me te mira, (sic eshte kjo e Cajupit), e kane origjinen tek Ezopi.
La Fontain, fabulist i mrekullueshem francez, i ka vargezuar pothuaj te gjitha keto fabula. Ja ku eshte dhe dhelpra dhe rrushte:
La Fontaine : Le Renard et les Raisins
Certain renard gascon, d’autres disent normand,
Mourant presque de faim, vit au haut d’une treille
Des raisins mûrs apparemment
Et couverts d’une peau vermeille.
Le galand en eut fait volontiers un repas;
Mais comme il n’y pouvait atteindre:
«Ils sont trop verts, dit-il, et bons pour des goujats.»
Fit-il pas mieux que de se plaindre?
Faleminderit,
Arta
ke harruar te shruash 'ujku dhe gomari' eshte nje fabul e bukur....shruje arta...:)
faleminderit per sugjerimin @n@, e vura ne liste :)
Shun e bukur
pershendetje Arta
jam nje nene
mendoj se puna e bere nga ju eshte shume e arrire.
do te doja qe te kishim informacion per Ezopin ,jeten e tij
gjithe te mirat
Bravo, la fonteni e ka shkruajt e mbaj mend kur e kam bërë në klasen e 5 sot e 20 vjet më par. Kur shkonin të pjesa "nakari" skuqeshim :)
Post a Comment