![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEigqj4fVR4YKgu6dQas3QbkDy9szspwmyB0ak6K5lYwGKeepDBHzAjapdVkmErsn4jPEMkr4tGjj6dOWmJhFvoFXFlTcMWHk1CcYBPtleTnq0CZO5lC2K2TGssPsVnEY3FWFuEB_qd6KQA/s200/Skenderbeu_Prishtine.jpg)
Skënderbeu dhe Ballabani
Në vitin 1463, Ballaban pashë Badera nga Mati, hyri me 18 mijë ushtarë në Dibër. Para se të fillonte lufta, i dërgoi Skënderbeut dhurata shumë të çmuara. Skënderbeu i dërgoi një plor dhe një krrabë. Me këto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do të ishte më mirë bujk ose bari në Shqipëri, sesa pasha në Turqi.
(nga libri i Barletit). Kuptimi i dhuratës ishte se Ballabani ishte nga një familje
fshatare, dhe si i tille nuk mund të matej me Skënderbeun, por do bënte më mirë t'i linte armët dhe të merrej me ato punë që i përshateshin më mirë.
Ballabani nuk i vuri shumë vesh kësaj fyerje, por në një rast tjetër i dërgoi përsëri dhurata Skënderbeut për të krijuar miqësi. Skënderbeu i dërgoi përsëri të njëjtat gjëra për herë të dytë.
(Ballabani i bëri më shumë dëme Arbërisë nga të gjithë gjeneralët Otomanë. Por vdiq në rrethimin e dytë të Krujës, me armë zjarri. Eshtë vrarë nga luftëtari krutan, Gjergj Aleksi.)
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiokhxtetTmS7elgI1CNe4ayIvF4mHLvMDWNADNYEhNuvOK_QGMLfisKLIYDlsQ4rI1w-_L9tDylYgKFnnJuK05geefYZHXhIBsIXJUeJ6HYh6-njYOkqjTibr3yic7-xsRDJqafwqP5O8/s200/leke_dukagjini.jpg)
Mençuria e Lekë Dukagjinit
Lekë Dukagjini u nis për të shkuar në një kuvend burrash. Rrugës takoi një fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zënë pritë për ta vrarë. Leka menjëherë u ndal dhe ktheu rrugë.
- Përse ktheve rrugë? - ia ktheu fshatari.
- Më mirë të thonë dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekë Dukagjini.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjp64-zyDomHXMs30XXrfERZTi0tKn8jdaQ1qpRrQaaPv03K6jtqGG3Htfwj2JOdBf8HbRAPLInYRm0caP3TP6rnhPrJ5r2Sb-eWg4jW8pcW2ZK8F261hl6Q7F-PpqN8wMFPbKHIlaqSEY/s200/alipasha.jpg)
Ali Pasha dhe Napoleoni
Napoleon Bonaparti i kërkoi Ali Pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrinë që kishte në ishujt grekë.
Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhura dhe nisi tia lexonte Pashait. Ali Pashai menjëherë e ndërpreu dhe i tha:
- Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:
"Napoleon, dërgo paratë të marrësh grurin!
Unë, Ali Pasha"
3 comments:
Koplimente per pune qe ke bere me kete Web.
Te faleminderit, me sinqeritet.
ne kete web eshte bere nje pun e shkelqyshmeee flm shum arta
nuk ka ba gja ne ket blogg se asht kopje tek libri i klases se 7 te gjuhes
Post a Comment