Friday, June 13, 2008

Luani dhe miu



Në këtë botë
sa rrojmë,
njëri-tjetrin
të ndihmojmë:

I math, i vogël,
të tëre ç'jemi,
për njëri-tjetrin
nevojë kemi.

Për këtë gjë të vërtetë
dy përralla do të themi.

Një mi
kur doli nga dheu,
ndë thonj të luanit
ra;
po luani
kur e pa,
zemër të madhe
rrëfeu,
se minë
të gjall' e la.

Po dhe miu
kur shpëtoi,
të mirën
nuk' e harroi,
me të tepër
ia pagoi.

Një luan,
një egërsirë,
pa të mirë nga një mi,
si s'e pandente njeri:
Në një pyll
në shkretëtirë,


I mjeri luan,
u zu me dhokan;
thërret,
bërtet,
qan me lot
se nga dhokani
s'del dot,
q'e zuri
në këmbë.
Po miu
me dhëmbë,
ep e merr
sa e nxjerr;
hyn e del,
prish një tel,
të tërë dhokanë
dhe shpëton
luanë.

Fuqia dhe zemërimi,
s'mbarojnë, ç'mbaron durimi.

Origjinali: Ezop
Shqiperimi: Andon Z. Cajupi

2 comments:

  1. urime Arta,
    per blogun,
    me kenaqe,
    por nje verejtje kisha, te lutem vi autorin e vargjeve apo prozes
    nese nuk e di kerko ndihme nga te tjere, pasi eshte e drejta e autorit ne mes

    ReplyDelete
  2. I dashur Andi,

    Shume faleminderit,
    Je gjithmone i mirepritur.

    Arta

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.