Monday, June 16, 2008

Fshati im


Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!



Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s'rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
Ç'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!

Andon Zako Çajupi

Për më shumë për autorin: lidhje 1
dhe lidhje 2

18 comments:

  1. faleminderit Arta per fjalet e mira per poezine time, nese me lejon po ve disa lidhje me mundesi shkarkimi nga rapidshare te disa kengeve shume te njohura per femije.
    E para eshte CU rrezova
    http://rapidshare.com/files/122885028/Cu-rrezova.mp3

    ReplyDelete
  2. e dyta kenge per femije eshte: Dy shqiponja
    http://rapidshare.com/files/122887575/DY-SHQIPONJA_2.mp3

    ReplyDelete
  3. e treta kenge per femije eshte: Orkestra e barinjve
    http://rapidshare.com/files/122888249/Festivali_i_fe_mijeve_-_Orkestra_e_barinjve.mp3

    ReplyDelete
  4. e katerta kenge per femije eshte:
    GJELBERIMI
    http://rapidshare.com/files/122888684/GJELBERIMI.mp3

    ReplyDelete
  5. e pesta kenge per femije eshte:
    GLOBI RROTULLOHET
    http://rapidshare.com/files/122889458/GLOBI-RROTULLOHET.mp3

    ReplyDelete
  6. e gjashta kenge per femije eshte:
    HAPA DOLLAPA
    http://rapidshare.com/files/122891387/HAPA-DOLLAPA.mp3

    ReplyDelete
  7. e shtata kenge per femije eshte:
    Ja na erdhi viti i ri
    http://rapidshare.com/files/122891902/Ja-na-erdhi-viti-i-ri.mp3

    ReplyDelete
  8. e teta kenge per femije eshte:
    Kanarina ime
    http://rapidshare.com/files/122893061/Kenge_per_femije_-_Kanarina_ime.mp3

    ReplyDelete
  9. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  10. e nenta kenge per femije eshte:
    Qingji i vogel
    http://rapidshare.com/files/122893600/Kenge_per_femije_-_Qingji_i_vogel.mp3

    ReplyDelete
  11. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  12. e dhjeta kenge per femije eshte:
    Tring zilja
    http://rapidshare.com/files/122894412/Kenge_per_femije_-_Tring_zilja.mp3

    ReplyDelete
  13. e njembedhjeta kenge per femije eshte: Macja le te lahet
    http://rapidshare.com/files/122894919/Macja_le_te_lahet.mp3

    ReplyDelete
  14. Arta me keto lidhje per downloads mund te hapesh edhe nje rubrike me vete me kenge per femije

    ReplyDelete
  15. e dymbedhjeta kenge (ne italisht) per femije eshte:
    Zecchino D'oro 2007 - Il Bullo Citrullo
    http://rapidshare.com/files/122939518/Zecchino_D_oro_2007_-_Il_Bullo_Citrullo.mp3

    ReplyDelete
  16. e trembedhjeta kenge (ne italisht) per femije eshte: Zecchino D'oro 2007 - Ma Che Mondo L'Acquario
    http://rapidshare.com/files/122941019/Zecchino_D_oro_2007_-_Ma_Che_Mondo_L_Acquario.mp3

    ReplyDelete
  17. e katermbedhjeta kenge (ne italisht-shqip) per femije eshte:
    Zecchino D'oro 2007- Io Sono Un Aquilotto (Albania)
    http://rapidshare.com/files/122942047/Zecchino_D_oro_2007-_Io_Sono_Un_Aquilotto__Albania_.mp3

    ReplyDelete
  18. andi,

    Shume falemiderit.
    Jam e sigurte qe duhet te kete shume kerkesa per kenge shqiptare per femije.

    Arta

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.