Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.
Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër
Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.
Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.
Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.
Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
arta
ReplyDeletedesha me ta lan ni koment marre duhet me te ardh akund ske qit poezi apo tregim per pavarsin e kosoves na qysh e dojm shqiperin
edhe pse nuk dita ku me ta lan ni koment ta lash ktu te lutem pergjigjmu per zotin
ReplyDeleteQenka e mir por ne fund nuk kuptova O.o
ReplyDeleteKur nje dardhe e madhe u shkeput nga maja
DeleteDhe pertacit tonë mu në kokë i ra
Thirri fort pertaci obobo ç'hata
E keni harruar nje pjese ne fund
ReplyDelete...priste kokrra dardhe,
nga deget e saja.
kur nje dardhe e madhe,
u shkeput nga maja.
dhe pertacit tone,
ne hunde i ra.
thirri fort pertaci,
obobo c'hata
Blogu shume i mire por nuk e kuptoj se pse nuk shkruani me dhe pse nuk e mirembani.
ReplyDeleteSidoqoft paska gjera interesante ketu :)