Thursday, December 8, 2011
Bora (nga Faik Konica)
Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zu të bjerë bora.
Prapa qelqeve të dritares po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë, e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket sikur kërkon të ndreqë e të zbukurojë. Dy cupa të vockëla shkojnë, e, në leshërat e tyre të arta, të lëshuara mbi shpatulla, bora shkruan trëndafile të argjendta. Djemtë qeshin, hidhen, luajnë e luftojnë me topa. Zogjtë rreth e rrotull parqeve, ciu, ciu, një thërrime buke!
Si në verë, gjithë bota është veshur në të bardha.
Flokë-flokë, ngadalë po bie bora ...
Autori: Faik Konica
Illustration from: picture-book
Bukur :)
ReplyDeleteShume shume bukur! Me kishte marre shume malli ta lexoja edhe nje here kete tregim fantastik. Ju lumte per kete blog qe keni hapur.
ReplyDeleteShum bukur
ReplyDeleteSuper😍😍
ReplyDelete