Kënga e shiut
Shi, shi, lagashi,
bjer' o bjer, me furi,
jepi tokës pak freski!
ku ke qenë gjer tani?
Presin arat plot me grurë,
presin pyjet plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafëgjatat.
eh, vargjet jane ndryshe se i perkisnin nje kohe tjeter... te ndertimit socialist ku do prodhonim buken ne vend.
ReplyDeleteshi shi lagashi,
bjer o bjer ti me furi,
hambaret i kemi plot,
armiku s'na thyen dot
Po, por keshtu eshte me bukur apo jo :)
ReplyDeletePse t'ju mesojme armikun femijeve qe tani? Kur mund te permendim gjera me feminore...
"shi shi lagashi"
ka nje muzikalitet shume te bukur, dhe femijet e kapin shume shpejt dhe ju pelqen.