Lepurushi,
veshllapushi,
dhe maçoku qimezi,
tek shëtisnin,
të dy tok,
na i zuri,
goxha shi.
- O maçok,
i thirri shoku,
prit të marr,
një çadër doku.
Jo shkoj vetë si veri,
tha maçoku qimezi,
Dhe rrëshqiti tatëpjetë,
duke thirrur,
-Jam atlet!
Priste shoku,
çadër doku,
shiu binte me litar,
koha ecte
zvarrë-zvarrë.
Prit e prit,
na u merzit,
se maçoku qimezi,
erdh' pas shiut atë ditë.
I tha shoku,
-Shkoi e vate,
i ra vlera çadrës tate.
(mendoj) Tahsim Gjokutaj
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.